Tërhiqet “Gea Sport”. Bashkia Shkodër rinis kontaktet me Fushajn

Kompania zviceriane "Gea Sport" është tërhequr nga pretendimet e saj për të marrë në administrim Klubin e Futbollit Vllaznia. Përmes një shkrese zyrtare, përfaqësuesi i kësaj kompanie, avokati Adrian Grabova ka njoftuar Bashkinë Shkodër, Klubin Vllaznia por njëkohësisht e ka bërë publike edhe në media se "Gea Sport" nuk ka më interes për të marrë këtë klub. Ndër arsyet që shtrohen në këtë reagim mbi të gjitha është ajo se "paratë që do hedhim në klub, na ishte premtuar se do na njiheshin si aksione në momentin kur klubi të hyjë në fazën e privatizimit".
“Gea Sport” dorëzon projektin në Bashki por akordi duket larg

Kompania zviceriane "Gea Sport" mesditën e së martës, ditë kjo që ka qenë e fundit e përcaktuar nga Bashkia Shkodër për bizneset e interesuara për të investuar tek Vllaznia, ka dorëzuar projektin përfundimtar të asaj se çfarë mendonte të bënte me këtë klub. Projekti i saj ka qenë i vetmi i dorëzuar sepse ish- presidenti Valter Fushaj nuk ka dorëzuar asgjë duke u justifikuar me idenë se është i paqartë nga ana ligjore se si mund të jetë bashkëpunimi me Bashkinë.
Bashkia s’i kthen përgjigje “Gea Sport”. Vetëm Fushaj mbetet në lojë

Valter Fushaj pritet të jetë kandidati I vetëm në lojë për të marrë drejtimin e Vllaznisë. Kjo pas përgjigjes negative që Bashkia Shkodër pritet t’I kthejë kompanisë zviceriane “Gea Sport” që kishte shfaqur interes për të marrë administrimin e klubit shkodran. Në fakt pritej që ditën e nesërme të vinte edhe përgjigja përfundimtare për zvicerianët sepse ata kanë kërkuar pikërisht më 12 qershor një vendim nga ana e institucionit të pushtetit lokal në Shkodër. Por meqenëse “Gea Sport” në atë çfarë kërkon, dëshiron që të administrojë vetëm ajo klubin, kjo nuk është pranuar nga ana e Bashkisë.
“Gea Sport” ndërron mendje. Sjell draft- marrëveshjen në Bashki

Situata tek Vllaznia ende nuk po merr zgjidhje ndonëse mbyllet java e parë e qershorit. Bashkia Shkodër nuk e ka të qartë se me cilin biznesmen do të bashkëpunojë. Kompania zviceriane që në fillim ishte më e favorizuar për të marrë drejtimin e klubit, duket se po bën lojë fjalësh. Në fillim deklaroi se do ngrinte në bankë 350 mijë euro, më pas krijoi disa polemika me drejtuesit aktualë të klubit dhe paraditen e së shtunës, presidenti I kësaj kompanie Roberto Nava, përmes rrjetit social facebook do të bënte të ditur tërheqjen nga gara për të marrë Vllazninë.
Tërhiqet “Gea Sport”, vetëm Fushaj në garë për të marrë Vllazninë

Kompania zviceriane "Gea Sport" është tërhequr nga kërkesa e saj për të marrë drejtimin e Vllaznisë. Në një postim në faqen zyrtare të kësaj kompanie në facebook, presidenti i saj Roberto Nava ka bërë të ditur se "nisur nga neglizhenca e Bashkisë dhe e kryetarit të saj Lorenc Luka për t'i dhënë një përgjigje kërkesës së tyre, vendosim të tërhiqemi nga interesi jonë për të marrë Vllazninë.
Armir Grima: “Gea Sport” mashtron. Unë s’vendos tek Vllaznia

Gjatë ditës së sotme ka patur shumë komente dhe aludime në lidhje me procesin e bisedimeve në mes kompanisë zviceriane "Gea Sport" dhe klubit të futbollit Vllaznia. Ashtu siç kemi bërë të ditur, procesi ka qenë në fazën e studimit të ofertës së tyre dhe shikimit të firmosjes së kontratës mes palëve. Ashtu si dhe për "Gea Sport", Vllaznia ka nisur bisedimet me ish- presidentin Valter Fushaj ashtu siç mund të ketë bisedime edhe më të tjerë biznesmenë. Por në këto momente, një deklaratë e drejtuesve të kompanisë zviceriane në lidhje me ndërhyrjen e drejtorit sportiv Armir Grima për prishjen e këtij bashkëpunimi, ka shkaktuar reagimin e këtij të fundit i cili ka bërë publike edhe deklaratën e mëposhtme e cila u shpërndahet edhe mediave:
Vllaznia: Nuk ka firmë me “Gea Sport”, vetëm bisedime deri tani

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar shumë lajme për një firmë të mundshme të kompanisë zviceriane "Gea Sport" me Bashkinë Shkodër për të marrë drejtimin e Vllaznisë por në fakt, asgjë nuk duket e vërtetë në këtë mes. Për këtë, vetë klubi ka reaguar përmes faqes së tij zyrtare në internet me një deklaratë ku thuhet: :Ndryshe nga çfarë mund të shkruhet apo flitet, mes Bashkisë Shkodër, klubit të futbollit Vllaznia dhe kompanisë zviceriane "Gea Sport", ende nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Sinani: I huaj apo vendas? Presidenti i ri të flasë me vepra dhe jo...
Vllaznia duhet të ndryshojë sa më parë mënyrën e drejtimit të klubit. Kjo është thirrja që bën një nga futbollistët që ka shkruar historinë e këtij klubi me golat e tij, pikërisht shënuesi më I mirë I të gjitha kohërave për kuqeblutë Vioresin Sinani. Sot ai është larg skuadrës por e ndjek rregullisht ecurinë e saj. Ashtu si gjithë të tjerët, edhe ai ka mbetur I zhgënjyer nga paraqitja e saj në sezonin e fundit e këtë ai e thotë edhe në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com kur thotë:
“Deda” sërish në Shkodër. Pres të firmos kontratën e re

Trajneri Dervish Haxhiosmanoviç ka qenë edhe dje në Shkodër. Ai është njoftuar në lidhje me ndeshjen miqësore që ekipi i Vllaznisë do të zhvillonte ndaj atij U-19 të Akademisë dhe për këtë arsye, nga Podgorica ka kaluar kufirin për të qenë në qytetin shqiptar që tashmë e ka shumë për zemër.
Bashkia vendos: Do gjejmë një president të ri për Vllazninë!

Më në fund është zyrtare. Drejtuesit e Bashkisë Shkodër kanë vendosur që t'i japin rrugën ardhjes së një presidenti të ri në krye të Vllaznisë. Vendimi thuhet se është marrë sot nga kryebashkiaku Luka në një takim që ka patur me drejtuesit e tjerë të klubit. Ajo çfarë do bëhet tashmë sigurisht që është studimi i ofertave që kanë ardhur në zyrat e këtij institucioni dhe më pas, do përzgjidhet oferta më e mirë, ajo më konkretja që do ndihmojë në ringritjen e ekipit të Vllaznisë.