Duro vazhdon punën… derisa sa të zhvillohet analiza

0

Trajneri i Vllaznisë Shpëtim Duro vazhdon të jetë në krye të detyrës së tij. Të paktën deri në momentin kur do të zhvillohet analiza e drejtuesve të klubit në lidhje me gjithçka ka ndodhur nga muaji qershor kur ka nisur puna për këtë ekip dhe deri tani. Një analizë e tillë, bëhet e ditur se do të zhvillohet brenda dy javëve të ardhshme. Ajo mund të bëhet edhe më shpejt, kjo varet nga mënyra sesi duan t'i bëjnë punët drejtuesit e klubit. Skuadra shkodrane sot mund të zbresë në vendin e nëntë në renditje dhe një pozicionim i tillë është i papranueshëm për një skuadër që është ndërtuar për të qenë pretendente.

Femrat: Ada shpallet “kampione e dimrit”, “Juban Danja” e dyta

0

Kampionia në fuqi e vendit në futbollin e femrave- Ada e Velipojës është shpallur edhe "kampione e dimrit" për sezonin aktual. Ajo e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit duke qenë në vendin e parë me dy pikë më shumë sesa Juban Danja e vendit të dytë. Ada, sot ka luajtur në Kamëz me ekipin e Dardanisë dhe ka fituar thellësisht me rezultatin 11-0. Në Shkodër ka luajtur ndërkohë skuadra e vendit të dytë- Juban Danja. Ajo ka pritur ekipin e Kinostudios që mbante deri më sot vendin e tretë në renditje. Megjithatë, diferencat në fushë mes dy ekipeve kanë qenë të mëdha.

Vllaznia mundet 2-3 nga Kastrioti. S’mjaftojnë golat e Rexhës dhe Dragoit

0

Vllaznia është mundur me rezultatin 2-3 pasditen e sotme nga Kastrioti. Në Krujë është zhvilluar një ndeshje dramatike, me gola në të dyja portat respektive, me luftë të fortë sportive, me kartonë të verdhë dhe një të kuq. Këtë të fundit e ka marrë portieri Vujadinovic, afër fundit të lojës, për protesta ndaj kryesorit Ervis Peza.

Alban Hasani: Vllaznia është bërë si puna e tortës së Pavarësisë

0

Rradha e njerëzve që kritikojnë mënyrën si po punohet sot tek Vllaznia, apo më mirë të themi qëjanë kritik edhe për mënyrën si është ndërtuar kjo skuadër që në verë, rritet çdo ditë e më tepër. Ata kanë qenë pjesë e saj për vite me rradhë dhe si shkodranë që janë, duan ta shohin mirë e më mirë. Por kur e shohin atë të vuajë, sigurisht që ndjehen keq. Alban Hasani, ish-futbollisti I kësaj skuadre që tashmë mban postin e trajnerit të kombëtares shqiptare të minifutbollit, duke folur për Vllazninë, bën një krahasim me skandalin që ndodhi ditën e festës së Pavarësisë.

Duro: S’e jap dorëheqjen. Drejtuesit të më heqin nëse duan

0

Trajneri i Vllaznisë Shpëtim Duro nuk mendon ta japë dorëheqjen edhe pas humbjes së sotme me Kastriotin. I pyetur nga gazetarët në fund të ndeshjes mbi këtë gjë, ai ka përsëritur frazën që e ka thënë shpeshherë këto kohët e fundit. "Unë kam një kontratë me Vllazninë deri në fund të sezonit dhe dua ta respektoj atë deri në fund. Nëse drejtuesit e klubit nuk duan që të vazhdojnë bashkëpunimin me mua, kanë të drejtën e tyre për të vendosur se çfarë do bëjnë. Kjo nuk është çështje e imja". Thënë qartë, ky trajner ka ardhur për të marrë ato para që ka në kontratë.

Basha: Vllaznia duhet të jetë një Borusia Dortmund e Shqipërisë

0

Merkatoja e gabuar që ka zhvilluar Vllaznia dhe për më tepër, mosvëmendja e duhur ndaj të rinjve, janë gjëra të parikuperueshme për të. Këtë mendim ka edhe njëri prej ish- futbollistëve të kësaj skuadre Çlirim Basha. Ai ka qenë pjesë e ekipit shkodran në sezonin 1991-92 kur ai shpallej kampion I Shqipërisë dhe gjen kohën të bëjë krahasimin mes dy periudha. Basha prej vitesh jeton në Gjermani, megjithatë lidhjet me Shkodrën dhe Vllazninë I ka të ngushta. Ndjek çdo ndeshje të saj, informohet çdo ditë çfarë ndodh me skuadrën e tij të zemrës dhe prandaj nuk e ka të vështirë të bëjë një analizë të ecurisë së deritanishme të saj.

Kastrioti- Vllaznia, nesër në orën 14.00 në Krujë për javën e 13-të

0

Ndeshja e javës së 13-të të kampionatit, ajo në mes Kastriotit dhe Vllaznisë do të luhet të shtunën (nesër) në stadiumin e qytetit të Krujës dhe do të nisë në orën 14.00. Kjo ndeshje do të transmetohet edhe nga kanali Supersport. Interesi për këtë takim është i madh sepse të dyja skuadrave u duhet fitorja për të përmirësuar renditjen e tyre në tabelën e klasifikimit. Interesant është fakti se pavarësisht rëndësisë së ndeshjes, kuqeblutë do nisen nesër rreth orës 11.00 drejt Krujës.

Elvin Beqiri e Ilir Nallbani me kartona, mungojnë në Krujë

0

Problemet për trajnerin e Vllaznisë Shpëtim Duro shtohen edhe më tepër. Në ndeshjen e rradhës ndaj Kastriotit, ai përveç Shtubinës që ka disa kohë I dëmtuar teksa e ka mbyllur këtë vit për të luajtur, nuk do të ketë në dispozicion as mbrojtësi Beqiri dhe mesfushorin Nallbani. Të dy ata, në ndeshjen e fundit me Flamurtarin, janë ndëshkuar me kartona të verdhë, që kanë qenë të tretët dhe për rrjedhojë nuk do munden të luajnë në Krujë. Pikërisht për këtë arsye, të dy këta lojtarë janë aktivizuar në ndeshjen miqësore të së martës me Flamurtarin e Prishtinës.

Trajneri Duro nën presion. Ikën vetëm nëse e shkarkon klubi

0

Trajneri i Vllaznisë, Shpëtim Duro, po vijon i qetë punën, pa e pasur shumë mendjen te një largim i mundshëm pas ndeshjes kundër Kastriotit. Në Shkodër po flitet shumë dhe sigurisht presioni më i madh ka rënë mbi trajnerin. Gjithsesi, ky i fundit kërkon që të përqendrohet te përgatitjet me skuadrën, në prag të sfidës me krutanët, duke lënë mënjanë ato që fliten. Por, edhe në rast dështimi me Kastriotin, Duro është i bindur se nuk do ta japë dorëheqjen. “Nëse klubi më shkarkon, atëherë normalisht unë do të largohem, por unë personalisht nuk e mendoj dorëheqjen, edhe nëse do të ketë ndonjë humbje në Krujë”.

E rëndë: Kampionati shqiptar më i korruptuari në botë!

0

Futbolli shqiptar më i korruptuari në botë. Ky është përfundimi i dalë pas një analize të rezervuar të shoqërisë “Sportradar”, lider botëror i monitorimit të kuotave të basteve dhe fluksit të parave të luajtura në futboll. Sipas asaj që raportohet në mediat botërore, Kategoria Superiore e Shqipërisë kryeson renditjen botërore për sinjalizim të ndeshjeve të shitura, duke kapur kuotën e 97 takimeve në total.Hetimi është shtrirë në më shumë se 400 kompani bastesh ndërkombëare dhe është zbuluar nga agjencia e specializuar e trukimit të ndeshjeve “Agipronews”.