Problemet për trajnerin e Vllaznisë Shpëtim Duro shtohen edhe më tepër. Në ndeshjen e rradhës ndaj Kastriotit, ai përveç Shtubinës që ka disa kohë I dëmtuar teksa e ka mbyllur këtë vit për të luajtur, nuk do të ketë në dispozicion as mbrojtësi Beqiri dhe mesfushorin Nallbani. Të dy ata, në ndeshjen e fundit me Flamurtarin, janë ndëshkuar me kartona të verdhë, që kanë qenë të tretët dhe për rrjedhojë nuk do munden të luajnë në Krujë. Pikërisht për këtë arsye, të dy këta lojtarë janë aktivizuar në ndeshjen miqësore të së martës me Flamurtarin e Prishtinës.

Nëse për Nallbanin mungesa e tij nuk është ndonjë problem I madh megjithëse në ndeshjet e fundit ka luajtur rregullisht si titullar, sepse mund të luajë Tafili apo do ketë ndonjë vendosje tjetër të Deliç, pak problem do jetë mungesa e kapitenit Beqiri në qendër të mbrojtjes. Kjo ngaqë do jetë hera e parë që në këtë pozicion nuk do jetë dyshja Beqiri- Osmani. Në vend të kapitenit pritet të luajë Semina dhe mbetet për t’u parë sesi do të jetë bashkëpunimi me Osmanin. Por tek Vllaznia nuk janë vetëm problemet e dy futbollistëve që janë me kartona dhe nuk do luajnë ndaj Kastriotit. Janë edhe dy futbollistë të tjerë të cilët kanë patur probleme shëndetësore. Rumini Dragoi mësohet se nuk ka udhëtuar me ekipin në Kosovë por bashkë me fizioterapistin Ilirjan Haxhaja janë marrë me një infeksion nga ndërhyrja që ka bërë pak kohë më parë. Dje ai I është bashkuar gjithsesi ekipit në stërvitje dhe nuk mendohet të ketë ndonjë problem për të luajtur ndaj Kastriotin. Por nëse Dragoi mund të luajë, në pikëpyetje është mesfushori tjetër, 19 vjeçari Bekim Dema. Ai, në miqësoren e luajtur ndaj Flamurtarit të Prishtinës, mësohet të ketë pësuar një dëmtim në shpatull pas një përplasje në tokë në një moment të ndeshjes. Ai tashmë I është nënshtruar terapisë dhe do presë verdiktin e mjekëve nëse do mundet të bëhet gati për ndeshje apo jo. Dema në 5-6 ndeshjet e fundit ka luajtur gjithnjë titullar duke treguar një formë shumë të mirë sportive.

www.shkodrasport.com