Pasditja e sotme nuk ka patur vetem nderime nga Bashkia Shkoder e Sportklub Vllaznia. Po ashtu edhe nga Presidenti i Republikes dhe jo vetem kaq.

Edhe Federata Shqiptare e Atletikes ka vendosur qe ne kuadrin e aktivitetit te organizuar me rastin e 100 vjetorit te SK Vllaznia, te nderoje tre personazhe te njohur te ketij sporti.

Behet fjale per dy trajneret aktuale te Vllaznise, Albert Marashi e Bruno Rrotani te cilet perveçse kane qene sportiste te suksesshem, tashme po drejtojne mjaft mire kete ekip ne fitimin e disa titujve kampione rradhazi dhe po ashtu, po stervisin sportiste te cilet po bejne mire ne kete sport.

Sekretari i FSHA-se Nikolin Dionisi po ashtu, ka nderuar ne emer te institucionit qe drejton edhe nje tjeter figure te njohur te ketij sporti, ish- kampionin e shume viteve ne garat me pengesa, Ardian Zhurin.
© shkodrasport.com