Vllaznia e nis me zhgënim por garantohet kthesa në javët e ardhshme

Skënderbeu “ngre” flamurin në “Loro Boriçi”. Mund 3-1 Vllazninë

Vujadinoviç: Vllaznia- Skënderbeu, do vendosë një gol i vetëm

Kur ndeshen me njëri- tjetrin dy kundërshtarë shumë serioz siç janë Vllaznia dhe Skënderbeu, aq më tepër në javën e parë të kampionatit, nuk mund të presësh gola shumë. Ky është mendimi I portierit të Vllaznisë, malazezit Miroslav Vujadinoviç. Duke folur në lidhje me ndeshjen e sotme, gardiani kuqeblu do shprehte njëkohësisht edhe besimin për fitore të skuadrës së tij. Ai e ka thënë hapur këtë gjë në prononcimin e tij kur ka thënë:
Biletat, klubi shkodran çmime normale për ndeshjen e nesërme

Vioresin Sinani: Jam krenar që i kam shërbyer Vllaznisë

Një Shkodër e tërë thërret: Vllazni të duam pretendente!

Trajneri Duro: Te Vllaznia mund të kisha ardhur tre vite më parë

Trajneri i Vllaznisë, Shpëtim Duro, është gati për të drejtuar skuadrën kuqeblu drejt ndeshjes së parë të sezonit, atë kundër Skënderbeut, të premten mbrëma, sfidë që sipas Duros natyrshëm është një e tillë shumë e rëndësishme.Ne nje interviste te posaçme per gazeten "Sport Ekspres", numri 1 i pankines shkodrane ka shpjeguar shume gjera ne prag te ndeshjes se pare te kampionatit. Ja intervista e plote dhene per kete gazete:
Trajneri Shpëtim Duro: Topi tashmë është në anën tonë

Në pritjen e djeshme ne zyren e kryebashkiakut Luka, ka thënë pak fjalë edhe trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro. I kënaqur tej mase për bashkëpunimin e deritanishëm me drejtuesit e klubit, ai e ka kuptuar se tashmë fillon përgjegjësia e vërtetë për të dhe futbollistët që ai drejton. Këtë e ka thënë edhe në fjalën e tij kur është shprehur: “Unë dua t’ju falenderoj për atë që është bërë deri tani. është e drejtë ajo që theksuat më parë se topi tani është në fushën tonë dhe mund të themi se edhe ne duke filluar që nga unë do të bëjmë maksimumin e mundshëm në mënyrë që të realizojmë ato objektiva që ka klubi shkodran.
Elvin Beqiri: Vllaznia është e aftë të mundë Skënderbeun

Starti i kampionatit të ri duhet të jetë me fitore për Vllazninë. Ky është mendimi i Elvin Beqirit, kapitenit të kësaj skuadre. Për të nuk është aspak problem nëse luhet ndaj kampionëve në fuqi, atyre të Skënderbeut sepse skuadra e tij është përgatitur për ta kaluar me sukses këtë sfidë. I rikthyer këtë verë sërish në Shkodër pas një “shtegtimi” në Azerbajxhan, ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare me një përvojë të madhe mbi supe si në kampionatin shqiptar ashtu edhe në ato të huajat, di ta bëjë diferencën me skuadrat e mëparshme që ka patur Vllaznia këto vitet e fundit.
Luka: Topi tashmë është në anën e ekipit. Bashkia e bëri të vetën

Kryebashkiaku I Shkodrës Lorenc Luka, që është njëkohësisht edhe president I Vllaznisë, ka pritur pasditen e së hënës në zyrën e tij ekipin e futbollit në prag të nisjes së sezonit te ri. Ai I ka uruar suksese futbollisteve dhe stafit drejtues dhe u ka kujtuar atyre se tashme nje Shkoder e tere I ka syte tek ata dhe rezultatet qe do arrijne. Ai ka kerkuar qe Vllaznia ta nise me fitore kampionatin duke mundur Skënderbeun në ndeshjen e parë teksa ka thënë: “Deri sot mund të them se topi ka qenë në anën tonë ndërsa tani e tutje mund të them me plot gojën se topi ka kaluar tek ju.