Vllaznia humb 1-3 ndeshjen e parë gjysmëfinale me Teutën

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj e ka humbur ndeshjen e parë të turit gjysmëfinal të plej-ofit te kampionatit kombëtar, atë të luajtur mbrëmjen e së martës në Durrës ndaj Teutës vendase me rezultatin 3-1. Ka qenë një ndeshje shumë e fortë, e shoqeruar me rivalitet deri në setin e fundit. I pari është fituar nga Teuta me rezultatin 25 - 22 por gjithçka është barazuar në setin e dytë që fitohet nga Vllaznia në shtesë 27 - 25. Barazimi 1-1 I seteve dha shpresën se mund të fitohej kjo ndeshje dhe kjo shpresë u mbajt gjallë edhe në setin e tretë që u shoqërua sërish nga një rivalitet I madh por në fund ishin durrsakët që fituan 25 - 23.

Nesër Teuta- Vllaznia, sfida e parë e gjysmëfinaleve të play off-it

0

Pasditen e nesërme në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit do të luhet ndeshja e parë e turit gjysmëfinal të play off-it në volejboll për meshkuj në mes ekipeve të Teutës dhe Vllaznisë. Kjo ndeshje do të nisë në orën 18.00 dhe sipas skemës të paracaktuar skuadra e vendit të parë (Teuta) do të ndeshet me atë të vendit të katërt (Vllaznia). Çifti tjetër është Studenti (i dyti) me Tiranën (e treta). Shkodranët janë të vendosur për t'u përfaqësuar denjësisht në këto ndeshje gjysmëfinale paçka se nuk janë të favorizuar shumë nga shorti. Ndeshja e dytë do të luhet më datë 22 mars, po në orën 18.00 por këtë herë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës.

Vllaznia për femra mundet nga Teuta dhe i jep fund kampionatit

0
Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra është mundur edhe në ndeshjen e dytë të play-off-it nga Teuta dhe në këtë mënyrë ka hequr...

Vllaznia fiton ndeshjen e parë të play-off-it ndaj Skënderbeut

0

Ditën e sotme kanë nisur ndeshjet e turit çerekfinal të kampionatit kombëtar të volejbollit të meshkujve. Sipas kalendarit të përcaktuar, Vllaznia do ndeshej ndaj Skënderbeut. Ndeshja e parë është luajtur në Shkodër ngaqë ekipi i drejtuar nga trajneri Artan Kalaja është më mirë në renditje. Për rrjedhojë, ai ka kaluar pa probleme këtë ndeshje të parë ndaj korçarëve. Seti i parë i ndeshjes është fituar nga ana e tyre me rezultatin 25-21. Me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe seti i dytë ndërkohë që në të tretin epërsia ka qenë më e madhe dhe është arritur rezultati 25-16.

VOLEJBOLL: LIBRI I ARTË I KUPES SE SHQIPERISE- FEMRA

0
Fituesit e trofeut te Kupes se Shqiperise ne volejboll per femra ne vite jane: 1954 Partizani1956 Skënderbeu1957 Puna1960 17 Nëntori1961 17 Nëntori1962 Vllaznia1963 Vllaznia1964...

Vllaznia humb me set final në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

0

Durrsakët mposhtën 3-2 Vllazninë ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Shqiperise e luajtur pasditen e djeshme ne kryeqytet. Një sfidë mjaft e ekuilibruar dhe me rivalitet, emocionuese dhe me nivel të lartë, ku janë dashur pesë sete për të nxjerrë fituesin. Shkodranët i bëjnë një surprizë që në start Teutës, duke fituar setin e parë me shifrat 25- 22. Por, nënkampionët fillimisht përmbysën disavantazhin e setit të parë, duke fituar të dytin pa histori 25- 14. Vllaznia del sërish në epërsi me meritë 25-18.

Vllaznia për femra fiton, ndërsa meshkujt munden me set final

0

Pasditja e sotme ka dhuruar dy ndeshje të kampionateve kombëtare të volejbollit në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës. E para ka qenë ndeshja e femrave në mes Vllaznisë dhe Minatorit të Rrëshenit. Vajzat shkodrane kanë luajtur më mirë dhe kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0. Ata kanë udhëhequr setet që nga fillimi teksa kanë fituar të parin me rezultatin 25-19, ndërsa në të dytin dhe të tretin epërsia ka qenë më e madhe dhe ato janë mbyllur në shifrat 25-13 dhe 25-14. Me fitoren e sotme Vllaznia duket se ka siguruar përfundimisht vendin e gjashtë në kampionat.

Vllaznia humbet edhe me Teutën. Durrsakët fitojnë 3-1 në Shkodër

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj e ka humbur edhe ndeshjen e rradhës për kampionat.Skuadra e trajnerit Artan Kalaja dje pasdite ka luajtur në Shkodër dhe kishte përballë ekipin e Teutës, një nga pretendentët për titullin kampion. Seti i parë është i barabartë dhe me luftë të fortë sportive e në fund do fitonin volejbollistët shkodranë me rezultatin 29 me 27. Ky set i parë krijoi përshtypjen se ata mund të kërkonin fitoren në këtë ndeshje por nuk do ndodhte kështu. Seti i dytë dhe i tretë fitohen lehtësisht nga Teuta në shifrat 25 me 13 dhe 25 me 15 duke kaluar durrsakët në avantazh.

Vllaznia për femra gabon duke humbur 1-3 ndaj Partizanit

0

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë ka bërë një gabim jo të vogël në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj Partizanit. Takimi i luajtur në "Qazim Dervishi" ka filluar mbarë për vajzat shkodrane të cilat kanë fituar setin e parë me rezultatin 25-23. Ky set i parë i fituar dha përshtypjen se ato do ta fitonin këtë ndeshje për më tepër që edhe në setin e dytë ata udhëhiqnin deri në 15-11. Pikërisht në ato momente, vajzat e trajneres Sadije Gogaj kanë gabuar në dy- tre momente duke kaluar edhe në nervozizëm dhe për rrjedhojë e kanë humbur këtë set me shifrat 21-25.

Vllaznia fiton 3-2 në Rrëshen me kampionet në fuqi të vendit

0

Fitore me përmbysje e Vllaznisë në volejboll për femra, që dje mundi 3-2 kampionet e Minatorit në Rreshën, në një ndeshje mjaft interesante dhe me emocione. Megjithëse mirditoret kishin një avantazh të dyfishtë me sete nuk arritën të mbyllnin takimin në favorin e tyre, duke pësuar një përmbysje fantastike nga skuadra shkodrane, që korr suksesin e dytë radhazi dhe tashmë mendon për play off-in.