Vllaznia në volejboll për meshkuj e ka humbur edhe ndeshjen e rradhës për kampionat.Skuadra e trajnerit Artan Kalaja dje pasdite ka luajtur në Shkodër dhe kishte përballë ekipin e Teutës, një nga pretendentët për titullin kampion. Seti i parë është i barabartë dhe me luftë të fortë sportive e në fund do fitonin volejbollistët shkodranë me rezultatin 29 me 27. Ky set i parë krijoi përshtypjen se ata mund të kërkonin fitoren në këtë ndeshje por nuk do ndodhte kështu. Seti i dytë dhe i tretë fitohen lehtësisht nga Teuta në shifrat 25 me 13 dhe 25 me 15 duke kaluar durrsakët në avantazh.

Në të katërtin duket një ndryshim i lojës së Vllaznisë e cila kërkon ta fitojë atë dhe të barazojë setet por nuk ndodh kështu. Miqtë fitojnë 25 me 21 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3 me 1. Në këtë mënyrë, e mërkura nuk është mbyllur ashtu siç duhet për dy ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia teksa të dy ato kanë rregjistruar humbje.

www.shkodrasport.com