Vllaznia në volejboll për meshkuj e ka humbur ndeshjen e parë të turit gjysmëfinal të plej-ofit te kampionatit kombëtar, atë të luajtur mbrëmjen e së martës në Durrës ndaj Teutës vendase me rezultatin 3-1. Ka qenë një ndeshje shumë e fortë, e shoqeruar me rivalitet deri në setin e fundit. I pari është fituar nga Teuta me rezultatin 25 – 22 por gjithçka është barazuar në setin e dytë që fitohet nga Vllaznia në shtesë 27 – 25. Barazimi 1-1 I seteve dha shpresën se mund të fitohej kjo ndeshje dhe kjo shpresë u mbajt gjallë edhe në setin e tretë që u shoqërua sërish nga një rivalitet I madh por në fund ishin durrsakët që fituan 25 – 23. Me humbjen e këtij seti, volejbollistët shkodranë I humbën shpresat se mund të fitonin dhe për rrjedhojë e kanë humbur edhe setin e tretë në shifrat 25 – 18 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Kjo është fitorja e parë për Teutën në serinë e tre takimeve të turit gjysmëfinal të plej-ofit të kampionatit kombëtar. Ndeshja e dytë do të zhvillohet të premten në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër. Në rast fitoreje të Vllaznisë, numri I ndeshjeve do barazohej në 1 me 1 dhe për të përcaktuar skuadrën finalist do të duhej të luhej edhe takimi I tretë dhe I fundit, takim ky që do të luhet në Durrës më 24 mars. Natyrisht që shanset nuk janë të mëdha që Vllaznia të jetë në finale edhe pas humbjes së djeshme megjithatë nuk është e pamundur. Skuadra e trajnerit Artan Kalaja duhet të shpresojë deri në fund sepse mund t’ia dalë.

www.shkodrasport.com