Ne keto momente ne sallen “Tonin Harapi” ne Liceun Artistik ne kryeqytet eshte duke u zhvilluar ceremonia e nderimit te me te mireve te sezonit 2020-2021 si dhe e fituesve te “Topit te Arte”.

Nje aktivitet ky i organizuar nga Radio Televizioni Shqiptare ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Futbollit. Perpos futbollistes se Vllaznise Megi Doçi qe u shpall fituese e “Topit te Arte”, kane qene edhe tre pjestare te tjere te Vllaznise pjese e me te mireve.

Keshtu, ne formacionin me te mire te sezonit te kaluar ka patur vend edhe per mbrojtesit Erdenis Gurishta dhe Mevlan Adili nderkohe qe vendin e trajnerit me te mire e ka merituar Thomas Brdariç.

Ketij te fundit trofeun ia ka dorezuar legjenda e futbollit shqiptar Sulejman Demollari. Ne kete menyre, Vllaznia ndjehet ne njefare menyre e shperblyer per sezonin e shkelqyer qe ka zhvilluar duke patur tre pjestare te saj ne formacionin me te mire.