7 marsi është një ngjarje e shënuar për të gjithë mësuesit dhe padyshim që ata gjatë ditës së sotme kanë marrë shumë mesazhe urime nga nxënësit e tyre dhe jo vetëm.

Ditën e sotme një emër i njohur i sportit shkodran, pikërisht volejbollistja dhe trajnerja Nora Deda, e cila është edhe pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ka marrë një dhuratë shumë interesante.

Kanë qenë vajzat e ekipit të volejbollit të Vllaznisë ata që i kanë dhuruar një tufë me lule por ajo çfarë i kanë shkruar në të, ka qenë shumë domethënëse. Dhe e kanë bërë atë të ndjehet jashtëzakonisht mirë.

Jemi me fat që kemi pranë një njeri me vlera dhe ideale të larta. Gëzuar 7 Marsin, nga ekipi”- kanë shkruan volejbollistet e Vllaznisë për trajneren e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/