Fitorja ndaj Pejes ka entuziasmuar te gjithe ne kampin shkodran. Vllaznia tashme e sheh veten ne gare per nje vend ne katershen e ekipeve me te mira qe do te shkojne ne play-off. Trajneri Darko Vujaçiç duke folur per gazetaret pas ndeshjes ka vleresuar si shume pozitive kete ndeshje per ekipin e tij teksa ka deklaruar:

“Ishte një ndeshje e mirë dhe një fitore e madhe për ne në këtë moment. Fitore shumë e rëndësishme për Play Off-in sepse ne duam që të shkojmë në Play Off-in e Balkan League dhe do të japim gjithçka për ta mbyllur pozitivisht sezonin. Kemi patur edhe ndeshjen e parë me Pejën në janar këtu në Shkodër dhe kemi humbur pikë shumë të thjeshta poshtë tabelës.

Edhe sot në gjysmën e parë të lojës ndodhi e njëjta gjë por më pas në gjysmën e dytë skuadra luajti më mirë dhe nuk bëri të njëjtat gabime dhe arritëm që ta fitojmë këtë takim. Dua që të uroj lojtarët e mi dhe të falenderoj tifozët tanë për mbështetjen që na dhanë dhe do shohim që në çdo ndeshje të arrijmë rezultat pozitiv për të kënaqur tifozët ashtu si sot.

Ne do të japim gjithçka si në Balkan League ashtu edhe në kampionatin shqiptar. Në kampionat mund të luajmë me të gjithë lojtarët ndërsa në Balkan League vetëm me 5 lojtarë sepse nuk kemi aq shumë basketbollistë dhe duhet që t’i ruajmë edhe për kampionatin. Po kemi ndeshjen me Partizanin dhe është shumë e rëndësishme për ne dhe pas Partizanit kemi Tiranën.

Janë dy ndeshje që duhet t’i fitojmë sepse Vllaznia është një skuadër më e mirë por nuk duhet t’i nënvlerësojmë kurrsesi këto dy ekipe. Duhet të mundim Partizanin dhe më pas Tiranën dhe pas këtyre shpresojmë që të marrim rezultate pozitive me Teutën dhe Goga Basket sepse Goga ka tri fitore më shumë dhe ne do të provojmë që përpara Play Off-it të arrijmë rezultat pozitiv me Gogën dhe do ta shohim.

Ne po luajmë më mirë tashmë se në janar. Ndeshjet e para kur erdha nuk ishin shumë të mira dhe tani jemi përmirësuar. Më përpara nuk i kam patur të gjithë lojtarët për shkak të problemeve të ndryshme dhe tani grupi është i plotë dhe kam besim tek kjo skuadër”.
www.shkodrasport.com