Humbja ndaj Vllaznise ka bere qe Peja te leshoje per momentin vendin e pare ne renditjen e Liges Ballkanike megjithate do jene ndeshjet e ardhshme qe do te vendosin per gjithçka sa i takon pretendimeve qe ka ky ekip per kete kompeticion.

Duke folur per gazetaret pas takimit, trajneri Adis Beciragic nder shkaqet qe çuan ne kete humbje evidenton ate te mungeses se dy prej titullareve te ekipit, Dardan Berishes dhe Hajrizit.

“Mendoj se asgjë nuk ishte gabim, rezultoi një ndeshje e pastër. Skuadra jonë mund të japë edhe më shumë se aq. Në pjesën e dytë është e vërtetë që bëmë disa gabime dhe lojtarët nuk dolën në lojën e tyre por na munguan edhe zëvendësimet dhe kjo ndikoi. Kishim dy mungesa të rëndësishme si Berisha dhe Hajrizi që janë të grumbulluar me kombëtaren e Kosovës.

Ne nuk i treguam askujt se ata të dy do të mungojnë sepse janë stërvitur dhe më pas janë grumbulluar. Ne nuk duhet që të çajmë për mungesën e tyre por ata janë lojtarë shumë të mirë dhe skuadra nuk mund të japë maksmimumin pa ata. Vllaznia shënoi lehtë pikët edhe për faktin se kishin edhe disa lojtarë të sëmurë që nuk ishin në gjendjen optimale.

Shpresojmë që ndeshjet e ardhshme të luajmë mirë. Natyrshëm që objektivi është të fitojmë Balkan League sepse në basketboll nëse do që të jesh i dyti atëherë ndalo dhe mos luaj fare”- ka thene ai.
www.shkodrasport.com