Emocionet e një ndeshje futbolli përjetohen në mënyra të ndryshme. Dikush e ndjek nga shkallët e stadiumit, të tjerë preferojnë ta ndjekin nga ekrani i televizionit.

Secili e përjeton këtë lojë magjike sipas mënyrës dhe shijes së tij. Por në fakt ka raste që emocioni i një përballje futbolli përjetohet më së miri edhe përmes një fotografie.

Mjafton të shohësh foton e mëposhtme dhe bindesh për këtë. Sulmuesi i Vllaznisë Xhevahir Sukaj ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij dhe të parin personal për të në këtë ndeshje dhe mënyra si feston flet vetë.

Tregon më së miri për tensionin që ky lojtar ka patur brenda vetes. Tregon për tensionin që ka patur skuadra e cila e konsideronte jetike këtë përballje.

Dhe Sukaj pasi e ka dërguar topin në rrjetë, “shfryn”. Me aq sa ka fuqi. Kjo padyshim që është fotoja e ditës në Superligën shqiptare.

Meritë e padiskutueshme e fotografit Gjon Gjeka i cili ka shkrepur aparatin e tij në këtë moment duke e fiksuar atë në celuloid.

Sigurisht që do të jetë një foto edhe për historinë sepse festime të tilla golash, nuk para ndodhin shpesh.
© shkodrasport.com