Pas kapitenit Klejdi Dibra, nje tjeter lojtar i rendesishem i ka dhene lamtumiren Beselidhjes. Kete here behet fjale per mesfushorin- organizator Samet Hepaj.

Permes rrjeteve sociale ai e ka komunikuar kete gje duke shkruar: “Nga sot nuk jam me pjese e KF Beselidhjes. Falenderoj stafin drejtues, tifozet e Lezhes dhe çunat e ekipit”.

Ne fakt ditet e fundit ka qarkulluar lajmi se Beselidhja e sezonit te ri do te ishte e perbere e gjitha me futbolliste lezhjane dhe kjo padyshim ka bere qe shkodranet qe kane qene nder lojtaret me te rendesishem te saj, te nderpresin bashkepunimin me te.

Largimet e Dibres, Hepajt por edhe e ndonje tjetri sigurisht qe do te jete e veshtire per t’i zevendesuar megjithate tashme mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe./SHKODRA-SPORT.COM/