Te Vllaznia kanë javë që presin të shohin Liridon Latifin e vërtetë, i cili duket se gradualisht po rikthehet në atë të vërtetin, që jemi mësuar të shohim në fushat e Superiores, teksa këtë javë ndaj Teutës dha të tjera konfirmime.

Pas disa golash, kryesisht me penallti, Latifi shënoi dopietë ndaj durrsakëve, duke u bërë edhe golashënuesi më i mirë për Vllazninë, me plot 8 realizime, megjithatë këtë herë jo më nga 11 metrat.

Sulmuesit 28-vjeçar i mjaftuan vetëm pak sekonda në tapetin e “loro Boriçit”, për të lëshuar një të majtë perfekte nga jashtë zonës dhe për të përshëndetur për herë të parë rrjetën e Pano Qirkos.

Më pas, në minutën e 16’ erdhi edhe goli i tretë për shkodranët, e i dyti për Latifin, që këtë herë ndoqi mirë një aksion të shokëve të skuadrës dhe shfrytëzoi një krosim perfekt të Djurdjevic, për të mposhtur Qirkon me një gol me kokë.

Krahas golave, Latifi u dallua edhe për pjesëmarrjen shumë aktive në lojën e kuqebluve, duke nisur nga këmbët e tij dhjetëra aksione të rrezikshme, ashtu siç konfirmohet edhe nga të dhënat e publikuara në emisionin “Analizë Superiore”.

Ja shifrat e sulmuesit nga Prishtina, për ndeshjen Vllaznia-Teuta: