HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREÇfarë surprize, Flamurtari dhe Vllaznia nuk luajnë dot në Europë!

Çfarë surprize, Flamurtari dhe Vllaznia nuk luajnë dot në Europë!

Ajo qe duhej prej kohësh, është bërë zyrtare edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit: disa klube të Superiores nuk marrin licencën për të luajtur në kupat e Europës dhe mes tyre janë edhe Flamurtari e Vllaznia.

Për të dyja këto klube Sport Ekspres ka shkruar me kohë që nuk kanë shanse të licencohen për shkak të borxheve të mbartura nga sezonet e shkuar, ndërkohë që Vllaznia ka vetëm në tatime një mal me borxhe.

Shkodranët kanë aplikuar kot, sa për të bërë detyrën, ashtu si Lushnja, ndërsa licencë nuk i është dhënë as Kamzës.

Flamurtari e apeloi vendimin dhe nisi të shlyente borxhet, por nuk ka mundur të licencohet, edhe për faktin se UEFA nuk toleron më dhe rasti Tirana është domethënës.

Tani e tutje, klubet mund të licencohen vetëm duke qenë të pastër edhe për sezonet paraardhës./sport- ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments