Për gati çdo ditë, Neymar zë faqet e para të shtypit katalanas. Sulmuesi brazilian lidhet me një rikthim te skuadra e Barcelonës, ku luajti për 4 vite.

Të dy palët prej disa kohësh ngulmonin për arritjen e një marrëveshje, mirëpo siç duket gjërat tashmë kanë ndryshuar dhe blaugranët janë tërhequr.

Sipas asaj që raporton radio katalanase “Sin Concesiones”, drejtuesit e Barçës kanë përjashtuar përfundimisht afrimin e Neymar në merkaton e verës.

Media spanjolle bën të ditur se blaugranët tashmë janë përqendruar tek sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.

Klubi katalanas beson se ka mjaftueshëm futbollistë në krah të djathtë të sulmit si Ousmane Dembele, Ansu Fati, Alex Collado dhe të sapoardhurin Francisco Trincao dhe afrimi i Lautaros në krahun e majtë të sulmit shihet si përparësi.