Thursday, April 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDejvi Bregu: Në momentin që pashë daljen pak të portierit, mendova ta...

Dejvi Bregu: Në momentin që pashë daljen pak të portierit, mendova ta dribloj e të gjuaj drejt portës

Dejvi Bregu ka qenë protagonist absolut i fitores 1-0 të Dinamos ndaj Vllaznisë duke shënuar golin që i siguroi bluve finalen e dytë radhazi në Kupën e Shqipërisë.

“Goli? Në momentin që pashë që isha i avantazhuar nga Mala dhe daljes sado pak të portierit, mendova ta dribloja.

Më vjen mirë që jam i rëndësishëm, por pa shokët nuk është e mundur asgjë. Ndaj ky sport është kolektiv, janë të gjithë 11 dhe ata në stol të rëndësishëm. Më bëhet qejfi për performancën deri tani, shpresoj ta mbyll sa më mirë sezonin dhe të arrijmë objektivat e klubit.

Nga stafi kishim marrë udhëzime t’i japim përparësi krahut të djathtë. Duhej të ishim të duruar. Ishte një ndeshje shumë e vështirë me një rival direkt. E prisnim që Vllaznia në 15 minutat e para do të ushtronte presion. Por strategjia jonë besoj se funksionoi. Ishim të durueshëm të gjithë dhe nga episodet në momentet vendimtare besoj se u zgjidh kjo ndeshje.

Ndoshta në performancën me Tiranën nuk është se kam çeduar, nga jashtë ndoshta e shihni më ndryshe. Peng me ngelet penalltia normalisht, ka ditë jo, ka gabime nga lojtarë botërorë. Edhe unë i pranoj kritikat”, tha Bregu për RTSH pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments