Liverpuli fiton për herë të 6 në historinë e vet Ligën e Kampioneve, duke mundur 2-0 Totenhemin për t’u kthyer në fronin e kampiones së Europës 14 vite pas herës së fundit, ndërsa në këtë periudhë kohore kishte humbur dy finale.

Finalja e madhe filloi menjëherë me gol rekord, pas në penalltie të akorduar për prekje të topit me dorë nga Sisoko në zonë. Salah shënoi nga pika e bardhë që në minutën e dytë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij e bërë më të thjeshtë finalen për skuadrën e Klop.

Më pas, pjesa e parë dha shumë pak raste emocionuese, me dy ekipet që luajtën të fokusuara për të mos bërë gabime të tjera në një duel kaq të rëndësishëm.

Por në fraksionin e dytë të lojës, Poçetino nuk kishte çfarë të humbte më dhe hodhi në fushë të gjithë arsenalin ofensiv, duke kërkuar me ngulm të gjente rrjetën. Eriksen, Dele Alli, Lukas Moura dhe Son bënë disa gjuajtje radhazi drejt portës duke bërë që Liverpuli të mbyllej për shumë minuta në gjysmëfushën e vet.

Megjithatë, zëvendësuesi Origi, ai i cili i kishte dhënë sigurinë e finales Liverpulit, hyri në fushë si zëvendësues dhe bëri përsëri diferencën, duke i shënuar golin e dytë dhe vendosur diktatin e Liverpulitt që kthehet përsëri në majën e futbollit europian pas 14 vitesh. /vipsport/