Pavarësisht se Coronavirus ka bllokuar përkohësisht kampionatet e futbollit, disa skuadra europiane kanë filluar të mendojnë që tani për merkaton e verës.

Një  nga këto skuadra është Chelsea. Skuadrës së Frank Lampard i duhet një fantazist dhe për këtë arsye, sipas Mundo  Deportivo, londinezët duket se kanë kthyer sytë nga Pgilippe Coutinho.

Braziliani nuk pritet që të blihet përfundimisht nga Bayern Munich dhe Barcelona nuk ka ndërmend ta mbajë në Camp Nou.

Nuk është e qartë nëse Blutë e duan ta blejnë përfundimisht, apo  ta  huazojnë.

Vlera e Cou në merkato është 70 milionë euro, por ka oak mundësi që katalanasit ta shesin për këtë shifër, duke parë se e morën nga Liverpool-i për 145 milionë euro në janarin e 2018-ës./telesport/