Javen e fundit nuk eshte stervitur ashtu si duhet dhe gjendja e tij shendetesore nuk ka qene ajo e duhura. Perpos kesaj sot ka luajtur edhe ne qender te mbrojtjes, ndryshe nga java e kaluar ndaj Kukesit ku luajti perpara ketij reparti.

E pergjithshmja eshte se Konstantin Cheshmedjiev sot ka qene nje nga me te dobetit ne fushen e lojes ne barazimin 2-2 ndaj Erzenit. Sigurisht qe nuk mund te themi se dy piket e lena ishin vetem per faj te tij, por kuptohet qe loja e maqedonasit la shume per te deshiruar.

Qe ne pjesen e pare, trajneri Memelli eshte degjuar herepashere te komunikoje (ne anglisht) me te duke i kerkuar me shume vemendje ne pozicionimin e tij ne fushen e lojes, duke i kujtuar se ai eshte mbrojtesi i fundit.

Nderkohe me te mbaruar pjesa e pare, trajneri Memelli ka nxjerre ne nxemje mbrojtesin e ri Gledjan Pusi, megjithate zevendesimi eshte bere ne minuten e 60-te. Mbase mund te ishte bere edhe shume me shpejt, ndoshta Cheshmedjiev edhe mund te mos kishte luajtur fare nese gjendja e tij shendetesore nuk ka qene ajo e duhura.

Gjithsesi e sotmja ishte nje “mesim” ndoshta edhe per stafin teknik per te mos u besuar vetem nje numri te reduktuar lojtaresh, por per te hedhur syte me shpesh edhe nga elementi i ri qe mund te japin shume me teper sesa ato me pervoje por qe nuk jane ne gjendjen e tyre me te mire./SHKODRA-SPORT.COM/