Nis një aventurë tjetër për Aristidi Kolajn. Mesfushori me origjine nga Bajza e Malesise se Madhe i cili në të kaluarën ka veshur fanellën kuqezi të Shpresave, ka finalizuar sot transferimin e tij nga radhët e Peskarës te Lumezane, duke qëndruar gjithsesi në Serinë C.

Pas një sezoni të fundit te Peskara ku ai nuk arriti të ishte protagonist siç shpresonte duke nisur shpesh ndeshjet nga stoli, Kolaj kërkonte një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën e tij, që të luante rregullisht.

Këtë mundësi ia ka dhënë klubi i Lumezane, që kërkon të bëjë një sezon mes pretendentëve për ngjitjen në Serinë B.

Klubi i Peskarës bëri të ditur nëpërmjet një komunikate se ka huazuar futbollistin me të drejtë blerje përfundimtare të kartonit të tij nga ana e Lumezane.