Po diskutohet prej disa kohesh se çfare do te ndodhe me futbollistin gjermano- kongolez Christopher Mandiangu i cili ka qene ndoshta me i pafati ne kampin shkodran nisur nga demtimet e shumta qe ka pesuar.
Po flitet shume per nje largim te tij te mundshem nga Shkodra qe ne merkaton e janarit dhe gjasat jane qe te ndodhe keshtu. Nje gje te tille e ka zbuluar ne prononcimin e tij sponsori i Vllaznise Alban Xhaferi qe eshte shprehur keshtu gjate emisionit “Sport Arena” ne TV Rozafa ku ka qene i ftuar mbremjen e sotme:
“Lojtari ka shkuar ne Gjermani per nje ekzaminim me te mire, por para se te largohet ka nenshkruar nje marreveshje qe nese nuk behet ashtu si duhet per ne, atehere kontrata mund t’i nderpritet.
Gjasat jane qe kontrata te perfundoje para kohe me te. Nuk kemi ndonje kusht per pritjen e tij. Ne thjesht do te shohim opsionet tona, per te gjetur nje lojtar per ta zevendesuar sepse nuk besoj se kontrata me te do te vazhdoje me tej”.