Kane qene te medha pritshmerite e tifozeve shkodrane per blerjen ndoshta me te rendesishme te Vllaznise se ketij sezoni, por sot fati nuk ka qene me te. Gjermano- kongolezi Christopher Mandiangu ka luajtur vetem 17 minuta ne miqesoren me Teuten sepse eshte detyruar te largohet para kohe nga fusha.
Arsyeja eshte nje demtim muskular qe ka ndjere pas nje sprinti te forte dhe si rrjedhoje i ka kerkuar trajnerit Brdariç ta zevendesoje dhe prandaj ne vend te tij ka hyre braziliani Victor da Silva qe ishte edhe autor i golit te vetem te ndeshjes.
Mandiangu ka ardhur tek Vllaznia me ate epitetin “futbollist i kombetares se moshave te Gjermanise” dhe per kete arsye, pritshmerite jane te medha per te.
Por duket se sulmuesi i krahut nuk eshte ne kondicionin e tij me te mire fizik dhe si rrjedhoje i ka ardhur edhe demtimi i sotem muskular. Shpresat jane qe demtimi te mos jete serioz sepse edhe stafi teknik beson shume tek ky futbollist.
Me Mandiangu, Imerin, Da Silven e Dungen perpara, Vllaznia duket e rrezikshme, pa harruar ketu edhe Hoxhajn, megjithate skuadres i duhet edhe pak kohe per te funksionuar./shkodrasport.com/