Boksieret shkodrane pas suksesit ne arenen kombetare pritet te jene te tille edhe ne arenen nderkombetare. Njeri prej tyre, pikerisht 8 here kampioni i Shqiperise Christian Demaj, ai qe do te ngjitet ne ringun profesionist per te nisur kesisoj nje karriere tjeter, ne te cilen shpreson qe te jete po aq i suksesshem sa edhe ne boksin amator.

Siç dihet, ai prej disa kohesh eshte duke jetuar dhe duke u stervitur ne Gjermani dhe kesisoj tashme ka fiksuar daten 21 dhjetor kur do te debutoje ne boksin profesionist. Pas nje karriere te suksesshme ne boksin amator Demaj ben hapin tjeter ne karriere.

Kundershtari i tij shihet si e ardhmja e boksit ne Landin e Baden-Württemberg. Ndeshja do te zhvillohet ne Rastatt (Gjermani) qe eshte edhe qyteti i lindjes i kundershtarit te Demajt.

Padyshim qe nisur nga vlerat dhe pervoja e boksierit shkodran, duhet te besojme tek suksesi. Ai vertete e ka te paren ndeshje ne boksin profesionist, por te mos harrojme se ka zhvilluar disa ndeshje ne ligen gjysmeprofesioniste kur ka qene pjese e ekipit Mexico Guerreros.
www.shkodrasport.com