Andrij Shevçenko nuk i kontrollon dot emocionet pas suksesit të tij të parë madhor si trajner.

“Kam shumë emocione, jam shumë i lumtur. Faleminderit të gjithë Ukrainës, Kievit për këtë mbështetje. Kur mbetëm me 10 vetë, pashë luanë në fushë. Në këto tri vite jemi bërë një skuadër e vërtetë.

Jam thjesht i lumtur. Erdhi mbështetja për skuadrën nga çdo kënd i stadiumit. Prandaj, donim ta festonim kualifikimin me tifozët.

Dua të falënderoj edhe Portugalinë për futbollin e cilësisë së lartë që prodhoi. Më në fund e mbajta premtimin tim. Mundëm kampionët e Europës, skuadra po përmirësohet, por gjithçka duhet bërë në mënyrë graduale”, deklaroi ish-sulmuesi legjendar i Ukrainës.