Paul Pogba është lojtari i shumë përfolur këtë sezon tek skuadra e Manchester United.

Francezi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me “djajtë”, sepse dëshiron një transferim te një skuadër tjetër gjatë sezonit të ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “Footballitalia”, Pogba tashmë e ka zgjedhur skuadrën se ku do luajë vitin e ardhshëm.

Italia është destinacioni i tij i preferuar, që e shikon Torinon si një mundësi shumë të mirë ku mund të fitojë me skuadrën e Juventusit.

Një rikthim tek Juve mund të behët më parametra zero, sepse kontrata aktuale e Pogba me United mbaron në fund të qershorit të ardhshëm.

“Bardh e zinjtë” mund ti ofrojnë francezit një pagë prej 12 milion eurosh në sezon plus bonuse.

Dritare tjetër për Pogba nëse nuk arrihet marrëveshja e duhur me skuadrën italiane, është edhe Real Madrid dhe PSG që duan shërbimet e 28-vjeçarit