30 tetori çdo herë ka qenë një ditë e lumtur për tifozët e Boca Juniors, sepse legjenda e tyre Diego Maradona festonte ditëlindjen e tij, por këtë vit 30 tetori ka qenë shumë i “zymtë”.

Në rastin e ditëlindjen së tij të 61-të tifozët e Boca Juniors kanë përkujtuar futbollistin më të mirë të historisë, i cili ka magjepsur gjithë botën e futbollit.

Pikërisht pas 11 muajsh kur u nda nga jeta Legjenda Maradona është kujtuar me shumë lot e dhimbje nga homazhet e bëra nga Boca e cila zhvillonte ndeshjen kundër Gimmasia La Plata.

Takimi që po zhvillohej u ndalua në minutën e 10-të, numrin që mbante në fanellë ku tifozët shpalosën banderola dhe pankarta në emrin e Maradonës.

Legjenda argjentinase Maradona do të jetojë gjithmonë në zemrat e tyre.