Analizë nga një ndër specialistët më të mirë të sportit shqiptar, Petrit Hoxha

Me profesion inxhinjer/mekanik dhe ish trajner i vllaznise dhe ekipit kombetar ne peshengritje per 10 vite! Nga 1998-a jetoj ne Gjermani ku dhe drejtoj sporte force ne disiplina te ndryshme.

—Ndjek me shume interes ngjarjet sportive e sidomos ato te peshengritjes ku dhe rrezultatet kane qene dhe jane me te mirat nder gjitha sportet shqiptare!

—Po ndaloj tek fenomeni Briken Calja pasi ka rreth 2 vite qe puna dhe rezultatet e tij kane terhequr vemendjen e sportedashesve dhe specialisteve ne mbare kontinentin Europian dhe ne Bote!

—Sporti Nr:1 ne Shqiperi per mbi 70 vite peshengritja, me ne fund ka prodhuar sportistin me te mire ne Europe per 2 vite rradhazi dhe te tretin ne Bote Briken Caljen!

-Eshte krenari dhe mburrje per çdo shqiptar kur shikon e degjon ceremonialet (hymnin dhe flamurin Shqiptar) te dominojne ambientet e garave me prestigjoze ne Bote!dhe ne gjoksin Brikenit zene vend nje pas nje medalje pa fund..!qe zbukurojne sfondin sportiv te te gjitha garave nderkombetare.

—Mendoj se te njejten krenari dhe mburrje duhet te ndjejne e te demonstroje e gjithe administrata e shtetit Shqiptar e veçanerisht deputetet qe mbulojne sportin, ministria e sporteve,ministri personalisht e deri tek kryeministri e presidenti.

—Nderkohe kur ne pedanat e garave ne Bote zbresin ministra e kryeministra per te pershendetur e pergezuar shtetasit e tyre sportiste per medaljet e arritura..!!e kunderta ndodhe me drejtuesat e pushtetaret shqiptar..!!te cilet as per ti pritur ne aeroportin Nen Tereza apo ne zyrat e tyre nuk denjojne!!dhe kjo eshte ekstremi i papergjegjeshmerise,dashurise e rrespektit qe kane pergjegjesit kryesore te sportit ne Shqiperi.

—Nderkohe qe sigla dhe faqja zyrtare e ministrise se sporteve duhet te prezantohen e nderohen me pamje e fragmente filmike te sportistit briland Briken Calja.

Me kujtohen vitet 1992 kur drejtoja ekipin olimpik Shqiptar ne lojrat e Barcelones!dhe peshengritesit Pirro Dhima e Luan Shabani tronditnin Boten me rrezultatet e tyre;te gjithe i kritikonim per pjesemarrjen e tyre me Greqine dhe lozhet qe ato i thurnin atij vendi!per kushtet,kujdesin dhe rrespektin qe kishin treguar gjate tere kohes qe konkuruan per to!

-Po me Brikenin qe nderon pa fund Shqiperine nga gara ne gare dhe ka nivelin e Pirro Dhemes ne kohen e tij me te mire perse sillemi jo denjesisht? Perse nuk e shpall Erjon Velia “Qytetar Nderi te Tiranes” pasi eshte sportist i saj dhe me shume se kaq s’mund te behet per te marre nje vleresim nga Tirana!

-Perse nuk i paguan leket qe i takojne me vendim te qeverise per te gjitha medaljet e fituara?

-A e dini se ky rast per te promovuar vlerat e sportit shqiptar mund te mos perseritet edhe per shume e dekada?
Ndaj ti ministre urgjentish ngreu ne kembe e kap situaten ne duar.Nderoni,paguani e rrespektoni te jashtezakonshmin e sportit Europian,fatmiresisht shqiptar Briken Caljen.

-Duhet ta dini se do mbeteni te turperuar po nuk vepruat menjehere ne dhenien e te gjitha çfare ketij djali nga Shtermeni i takojne.

-Ne rast se niveli yt njerezor e kulturor z.ministre nuk shkon deri aty qe menjehere te nderoheni ju dhe institucioni qe drejtoni, duke u marre personalisht me Brikenin, atehere duhet vete kryeministri te merret menjehere personalisht me çdo detyrim financiar,moral e njerezor qe Shqiperia i detyrohet Brikenit.

Me respekt e shprese per te ndryshuar diçka ing. Petrit Hoxha!