Erald Çinari, ish-sul muesi i Partizanit, ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”, ku ka analizuar ndeshjen derbi, si dhe ecurinë e deritanishme të “demave”. Çinari u shpreh se derbi ishte pa cilësi, por një sfidë e luftuar shumë nga të dyja ekipet. Gjithashtu, theksoi se penalltia në favor të Tiranës nuk ishte…
Nder te tjera, atij i jane drejtuar edhe dy pyetje shume interesante, pergjigjet e te cilave po i japim me poshte:
– Rebelizmi dhe cilësia e Çinarit, duket se po i mungojnë disi Partizanit…
(Qesh) Unë ndihem mirë kur i dëgjoj këto fjalë, por të them të drejtën, ndoshta i mungoj Partizanit për golat, por nuk di çfarë të them më tepër.
Dihet lidhja që Partizani ka me sulmuesit shkodranë. Pas Sukajt e Çinarit, i radhës është i riu Dragaj. Mendoni se do të ketë të ardhme të suksesshme me fanellën e kuqe?
Unë e kam parë djalin, e njoh edhe personalisht. Kam besim të madh tek ai. Shkodranët kanë bërë gjithmonë mirë te Partizani, mendoj se ka ardhur edhe radha e tij që të japë maksimumin me fanellën e kuqe. Besoj shumë se duhet t’i jepet besim, pasi ky djalë ka cilësi tepër të mëdha