“Abissnet Superiore”, do të rikthehet në fushë ditën e premte! Sipas kalendarit, ndeshjet e javës së katërt do të luhet të ndara të tre ditë dhe do të nisin më 9 shtator me duelin Teuta-Kukësi, që zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, duke filluar nga ora 17:45.

Të shtunën e 10 shtatorit do të luhen dy ndeshjet e radhës, që janë planifikuar të startojnë që të dyja në orën 15:00, me Kastrioti-Tirana që zhvillohet në stadiumin e Kamzës, ndërsa Egnatia-Vllaznia zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës.

Java e katërt mbyllet të dielën me dy ndeshjet e datës 11 shtator, më konkretisht Laçi-Bylis, që nis në ora 15:00 në stadiumin e Laçit dhe Partizani-Erzeni që nis në orën 17:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Java 4

Ndeshja Data Ora Vendi

Teuta-Kukësi 09/09/2022 17:45 Durrës

Kastrioti-Tirana 10/09/2022 15:00 Kamëz

Egnatia-Vllaznia 10/09/2022 15:00 Rrogozhinë

Laçi-Bylis 11/09/2022 15:00 Laç

Partizani-Erzeni 11/09/2022 17:45 Elbasan