Napoli po përgatitet ta kthejë dyshen Manolas-Koulibaly në një mur të vërtetë mbrojtës, por ekziston rreziku që kjo dyshe ëndrrash të shpërbëhet akoma pa u formuar.
Manchester City, në fakt, duet se nuk ka hequr dorë akoma nga senegalezi dhe është gati t’i bëjë presidentit De Laurentiis-it një ofertë prej 100 milionë eurosh.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, napolitanët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga lojtari, por gjithçka do të jetë më e qartë pas një muaji.
Nëse Napoli do të arrijë të shesë Inglese, Ounas, Versi, Hysaj dhe Mario Rui, atëherë do të jetë më e lehtë t’i thotë jo anglezëve./telesport/