Mbreme ka firmosur kontraten me Vllaznine dhe Bekim Balaj nuk ka humbur kohe, por sot ka zbritur menjehere ne fushen e stervitjes dhe ka zhvilluar seancen e pare stervitore me te.

Sulmuesi qe sapo ka firmosur me kuqeblute eshte vene menjehere ne dispozicion te trajnerit Josa i cili bashke me stafin e tij do te shohin gjendjen fizike te Balajt dhe me pas do te vendosin per aktivizimin e tij.

Vete klubi shkodran permes nje komunikate te shkurter, ka bere te ditur se Balaj ka zhvilluar stervitjen e pare, nderkohe qe ekipi do te kete edhe neser nje seance te fundit, para se te niset per ne Ballsh, aty ku te marten do te luaje ndaj Bylisit.

|Ekipi i Vllaznisë ka vijuar pasditen e sotme me përgatitjet për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit. E veçanta e kësaj seance ka qenë prania në të e blerjes më të fundit të klubit tonë, sulmuesit Bekim Balaj.

Ditën e nesërme ekipi do të ketë edhe një seancë të fundit e më pas do të niset drejt Ballshit, ku pasditen e të martës do të luajë ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës”- shkruhet ne faqen zyrtare te klubit.