Tashmë është zyrtare. Club Bruggë është kampione e Belgjikës për sezonin futbollistik 2019-2020.

Muajin e kaluar liga belge vendosi mbylljen e parakohshme të kampionatit, ndërsa ditën e sotme zyrtarizoi kampionin e këtij sezoni.

Club Bruggë kishte një epëris prej 15 pikësh nga vendi i dytë dhe liga belge e konsideroi të kotë vazhdimin deri në fund seoni futbollistik.

Kujtojmë që Belgjika ishte shteti i parë në Europë që vendosi mbylljen para kohe të kampionatit.

Club Brugge e konfirmoi vendimin përmes një postimi në Twitter.