Endrrat kane thene shpeshhere qe pa leke jane. Dhe kombetarja shqiptare ne fakt po i ben te gjithe te enderrojne. Fitorja e mbremshme 3-0 ndaj Çekise, vendi i pare ne grup dhe te qenurit vetem nje hap larg kualifikimit ne Kampionatin Europian, kane bere qe atmosfera te jete inkandeshente.

Por nderkohe ka edhe nga ata qe tashme jo vetem e konsiderojne fakt te kryer kualifikimin, por bejne edhe nje deklarata shume entuziase. Njeri prej tyre eshte gazetari i njohur sportiv Ervin Baku. Ai ka qene pak minuta me pare i ftuar ne studion e Fax News, per te folur per ndeshjen e mbremshme dhe kombetaren tone, per te cilen eshte shprehur:

“E keni ne arkiven e televizionit tuaj deklaraten time kur u hodh shorti i eliminatoreve te Kampionatit Europian. Para deklaruar qe ate dite se Shqiperia shkon ne finalet e ketij evenimenti qe do te zhvillohet ne Gjermani dhe ndoshta shumekush me quajti te çmendur. Por ja ku jemi sot.

Tani po bej nje deklarate edhe me “te çmendur” kur po ju them: Shqiperia do te fitoje Kampionatin Europian qe zhvillohet vitin tjeter ne Gjermani. Pse te mos e fitojme, jane pjekur te gjitha kushtet. Ky eshte momenti yne, ky eshte momenti i Shqiperise.

Kemi nje trajner te mrekullueshem qe e ka shnderruar kombetaren tone ne vetem 6 ndeshje ne nje skuader qe luan bukur futboll dhe ve ne veshtiresi çdo kundershtar. Kemi nje brez lojtaresh te shkelqyer, te cileve do t’u shtohen edhe dy yje te tjere, Broja e Kumbulla.

Kemi nje tifozeri vullkanike e cila jam shume i bindur se vitin e ardhshme ka per te mbushur rruget e Gjermanise dhe ka per te qene shume me e madhe ne numer se 8 vite me pare ne France.

Te mos harrojme qe kemi edhe presidentin e Federates i cili tashme eshte edhe zevendespresident i UEFA-se. Me kete pozicion qe ai tashme ka, eshte e qarte se as arbitrat dhe askush tjeter nuk mund te na beje me hile dhe te na konsideroje nje kombetare e vogel.

Per te gjithe keto faktore, jam mese i bindur me veten time se Shqiperia do ta fitoje Euro 2024. por edhe nese kjo nuk ndodh, do te shkoje shume lart dhe do te eliminohet vetem permes penalltive”./SHKODRA-SPORT.COM/