Te Roma kanë nisur të hedhin në “kosh” flamujtë. Skuadra kryeqytetase nuk po sillet në mënyrën e duhur me futbollistët që i kanë dhënë tonin verdhekuqve, duke hedhur në rrugë edhe futbollistë që kanë shpenzuar gjithë karrierën e tyre në “Olimpico”.

Daniele de Rossi është rasti më i fundit, teksa edhe Francesco Totti nuk mori një post drejtues në klub. Por, një gjë të tillë nuk e mendon aspak skuadra angleze, Leeds, që duket se i ka bërë një ofertë Tottit për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe.

Ofertë jo dosido, por për ta rikthyer në fushën e lojës. Po, po, këtë e ka pohuar ish-shoku i tij i skuadrës, Marco Borriello për “Sky Sport”. Mbetet të shihet përgjigjja e 42 vjeçarit, i cili prej dy vitesh ka “harruar” kontaktin me topin./newsport/