“Lufta” ka nisur. Bashkim Fino i ka hyrë seriozisht garës për të mposhtuar Armando Dukën dhe për të marrë postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në të parën dalje publike të tij, deputeti i parlamentit shqiptar sigurisht që është marrë jo pak edhe me Shkodrën e Vllazninë. Mbase jo rastësisht. Fillimisht u ndal tek problemet që Vllaznia has me funksionimin e saj dhe me Këshillin Bashkiak ndërsa më pas, duke “thumbuar” rivalin e tij dhe preferencat që ka Duka për skuadrën e Vllaznisë, ka deklaruar:

“Unë jam gjirokastrit dhe natyrisht jam tifoz me Luftëtarin. Nuk bëj hipokritin se disa të tjerë që thonë se jam nga Tirana dhe bëj tifo për Shkodrën”. Sipas Finos duket një mëkat i madh të jesh tifoz i Vllaznisë kur ai në fakt kohët e fundit është parë duke bërë tifo për Partizanin, Flamurtarin, madje edhe Lushnjën.
© shkodrasport.com