Shpenzimet e Manchester City në merkato janë një lajm më se normal, por shifrat që Pep Guardiola po hedh në arkat e klubeve të tjera janë vërtet marramendëse dhe kalojnë çdo vijë të logjikës së tregut të transferimeve.
Prej ditësh u raportua se klubi anglez ishte duke mbyllur transferimin e Bruno Fernandez nga Sporting Lisbona, teksa së fundit “Sky Sport” ka zbuluar se dy klubet janë duke finalizuar marrëveshjen e tyre.
Manchester City are closing in on a deal to sign Sporting Lisbon midfielder Bruno Fernandes, Sky Sports News understands.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 6, 2019
Për t’u diskutuar mbetet vetëm vlera finale që do shpenzojë City për mesfushorin portugez, teksa sipas medies në fjalë po negociohet për një shumë nga 60-70 milionë euro.
24-vjeçari portugez shikohet si pasuesi i Fernandinho nga Guardiola, duke qenë se braziliani është 34 vjeç.