U luajtën ditën e sotme ndeshjet e fundit të sezoni 2022/2023 në Superligën e Kosovës, teksa nuk munguan polemikat. Ballkani fitoi titullin dhe do të luajë në Champions League. Në Conference League do të garojnë dy skuadrat nga Gjilani: Drita dhe Gjilani.

Ndërkohë, Drenicës në divizionin e dytë i bashkohet edhe Trepça ‘89, së cilës nuk i mjaftoi fitorja 2-1 ndaj Prishtinës. Shpëton Ferizaj, për momentin, pas fitores me të njëjtin rezultat 2-1 kundër Dukagjinit.

Me golin e fitores që erdhi në minutën e 105′, një gol tepër qesharak, që duke qartë që është toleruar nga futbollistët kundërshtar, duke shkaktuar polemika dhe reagime të shumta në Kosovë.

Dy ndeshjet Ferizaj-Dukagjini dhe Trepça ’89-Prishtina u zgjatën pafund. 9 minuta shtesë u akorduan në Mitrovicë dhe plot 17 të tilla në Ferizaj, teksa në fund ishin bardheblutë nga Ferizaj që ia dolën.