Reali i Madridit (ekip i moshave) tregohet i pamëshirshëm në një ndeshje duke fituar 31 me zero.

Në një duel që zgjati vetëm 40 minuta, madrilenët gjetën rrugën e rrjetës 31 herë dhe kjo gjë nuk u ka pëlqyer kundërshtarëve të SAD Vilaverde. Ata kanë reaguar përmes një deklarate.

“Shprehim zhgënjimin tonë për këto lloj situatash në futbollin e fëmijëve. Nuk mund të luajmë kundër këtyre skuadrave të mëdha dhe federata duhet të përdorë strategji që të evitojë goleadat.

Duhet të ketë organizim më të mirë që fëmijët të mos ndihen të paragjykuar”, shkruhet në deklaratë.