Interesi i jashtëzakonshëm i tifozëve të Kosovës për bileta vazhdon edhe për kualifikueset e Europianit. Takimi ndaj Bullgarisë do të luhet në një stadium të stërmbushur dhe kjo nuk ka vend për diskutime.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtarja e medias në FFK, Diturie Hoxha. Sipas saj, tashmë kanë mbetur në treg edhe 2.000 bileta të vetme në “Fadil Vokrri”, stadium ky që ka një kapacitet prej 13.000 vëndesh.

“Sipas Kompanisë që është duke e bërë shitjen e biletave, janë shitur tashmë pothuajse të gjitha. Neve na është konfirmuar nga Kompania që po bën shitjen e biletave online “tiks.app” se kanë mbetur vetëm rreth dy mijë bileta”, tha Hoxha. /Shqiperia.ch/