Një ide shumë e bukur është krijuar për organizimin e disa ndeshjeve miqësore mes yjeve të Kombëtareve që kanë luajtur më herët. Bëhet fjalë për Shqipërinë, Greqinë, Turqinë dhe Italinë.
Çmimet e biletave në “Air Albania” do të jenë 500 lekë dhe 1000 lekë, ndërsa të ardhurat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.
Lorik Cana do të rikthehet pas shumë kohësh me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, por pa harruar edhe emra si Igli Tare, Erjon Bogdani dhe legjenda të tjerë.
Kapiteni legjendar i kuqezinjëve kërkon mbështetje nga rrjetet sociale, për të pasur një stadium të tejmbushur. /Sport Ekspres/