Xhovani Kolela ka pranuar se skuadra e tij kishte luajtur një ndeshje shumë të shëmtuar përballë Egnatias. Trajneri i Partizanit ka deklaruar pas sfidës se kjo site ndoshta diçka shume e mirë, pasi ekipi kishte marrë komplimente më shumë se duhet.

Sot sipas meje, na bën mirë kjo humbje sepse shumë komplimente, shumë bravo, sa i aftë Partizani… Edhe për trajnerin, sa i aftë trajneri, por sot trajneri i Partizanit nuk ishte absolutisht i aftë.

Jemi me shumë luhatje, sipas meje sot është një humbje e shëmtuar, hymë keq në fushë dhe mendoj se kjo është përgjegjësia ime.

Jam dakord mbi faktin që Egnatia është një skuadër e mirë dhe kjo është thënë që në ndeshjen e parë. Por për si e bëmë ne ndeshjen, nuk ma as çfarë të komentosh, nuk di çfarë të them. Ne i bëmë të duken fenomenalë. Janë një skuadër e mirë dhe ne i bëmë të duken edhe më të mirë.

Kur skuadra luan një ndeshje kështu, është faji fillimisht i trajnerit se nuk ka shkuar mirë që në fillim. Ndaj lërini dëmtimet, zëvendësimet, gjyqtarët. Kur humb ndeshje kështu duhet ta mbyllësh gojën e shkosh në shtëpi por unë jam i detyruar të flas ndaj… Them nder dhe meritë Egnatias që ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë.

Në aspektin fizik nuk punohet me 3 ndeshje në javë. Problemi nuk është ky, është sjellja e gabuar. Kur sjellja është e gabuar si ne sot, çdo gjë tjetër duket shumë e shëmtuar”, tha Kolela për “Oversport” pas përfundimit të duelit.