Alsid Tafili, ish- futbollisti i Vllaznise eshte ndalur te analizoje finalen e sotme ne mes kuqebluve dhe kurbinasve. Ai ka provuar te luaje per pak kohe edhe me keta te fundit dhe e njeh ambjentin dhe çdo gje tjeter atje. Sipas tij, te dy keto ekipe e meritojne te jene ne finale.

Ne prononcimin ekskluziv per “Shkodra Sport”, mesfushori shkodran shpreh deshiren e tij qe ne fund te kesaj ndeshje, fitorja te anoje nga Vllaznia.

“Mendoj qe ja dy ekipe te cilet e meritojne te jene ne finale te kupes sepse deri diku kane zhvilluar nje sezon te mire. Do jete nje finale shume e luftuar sepse Vllaznise i duhet per me arrite objektivin Europe, kurse Lacit i duhet per prestigj ma shume.

Jam optimist sepse Vllaznia do jete shume e motivuar per kete ndeshje ku i duhet me patjeter te realizoje objektivin sepse ndryshe do ishte nje deshtim i madh per gjithe sezonin po edhe per opinionin sportiv nese nuk shkon ne Europe.

Pika me e forte e saj duhet te jete motivimi qe duhet me pase lojtaret edhe menyra e pergatitjes me detaje. Kete ndeshje do beje diferencen agresiviteti dhe deshira me ngrite lart trofeun.

Nxitja edhe motivimi duhet te jete maksimal nga ana e tifozave sepse jaen momente qe lojtaret kane nevoje per ta. Do jete nje ndihme qe te bejme performance te mire.

Une kam shume miq ne te dyja skuadrat, por deshira eshte te fitoje Vllaznia sepse pak a shume Laci ka siguruar diçka edhe ka arrite nje objektiv. Ndersa Vllaznia demtohet po nuk arriti te fitoje, prandaj duhet te japin ma te miren e tyre per veten e tyre po edhe per gjithe qytetin qe presin shume nga ata.
Maringlen ZHIVANI