Sezoni futbollistik shqiptar do te mbyllet sot me finalen e Kupes Vllaznia- Laçi. Nje sfide shume interesante, delikate per Vllaznine, por edhe te shumepritur per te gjithe sepse pritet te jete shume e bukur ne fushen e ‘Air Albania”.

Ne prag te kesaj ndeshje ka dhene nje prononcim per “Shkodra Sport” edhe trajneri Haris Lika i cili e konsideron kete takim si shume te veshtire per Vllaznine.

“Te them te drejten shoh nje ndeshje te veshtire. Kundeshtari eshte i forte si ne leter dhe ne fushe, ndryshe nga finalja e vjetshme. Laçi ka nje avantazh te madh ndaj nesh, qe nuk ka presionin e arritjes se objektivit pasi ate e ka siguruar me kohe.

Megjithate pavaresisht se une besoj qe s’do i kemi gjerat e lehta, por fitorja eshte e arritshme. Kjo eshte ndeshja e shpetimit te sezonit, pasi nuk na ka ngele rruge tjeter qe na çon drejt ndeshjeve europiane.

Vazhdimisht kemi kritikuar ekipin ne ndeshjet e fundit per ritmin e lojes. Jemi mesuar te shohim Vllaznine domuese kundrejt çdo kundershtari edhe atehere kur kemi humbur ose barazuar por ama te dyja fazat e lojes kane pasur ritmin e duhur, kjo gje krijon panik te kundeshteret, i dobeson psikologjikisht dhe mban moralin lart per ne, si do qe te jete rrezultati. Keshtu shpresoj te jemi dhe kete ndeshje.

Tifozat jane lojtari i 12-te dhe nje mbeshtetje shume e madhe per lojtaret. Kete ndeshje si asnjehere tjeter te ketij sezoni duhet te mbushin shkallet e stadiumit e jo te kenaqen duke e ndjek ndeshjen nga TV ne lokalet e lagjeve. Nuk di se sa jane lehtesuar mundesite e udhetimit nga ana e klubit per ta, por gjthsesi kete ndeshje duhet pak sakrifice sepse jane te domosdoshem me brohoritjet e tyre.

Une besoj se fiton Vllaznia. Kupa e ka nje shtepi tashme dhe ajo eshte ne Shkoder. Mire se te vije ne shtepine e saj”
Maringlen ZHIVANI