FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENë Korçë ishte në pankinë, Andi Hadroj mund të luajë të shtunën...

Në Korçë ishte në pankinë, Andi Hadroj mund të luajë të shtunën disa minuta ndaj Elbasanit

Në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut ai ka qenë në pankinë por stafi teknik vendosi të mos e aktivizonte për asnjë minutë. E kemi fjalën për përforcimin më të ri të Vllaznisë Andi Hadroj. Megjithatë të shtunën që vjen nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë në fushë për disa minuta në ndeshjen ndaj Elbasanit.

Federimi i tij tashmë është mbyllur dhe lojtari 27 vjeçar do të ketë mundësi të luajë për Vllazninë, skuadër me të cilën ka firmosur deri në fundin e këtij sezoni. Ardhja e tij në fakt u konsiderua si domosdoshmëri ngaqë kuqeblutë kanë probleme aktualisht me krahun e djathtë të mbrojtjes.

Fakti që Gurishta po luan në qendër tashmë, ka bërë që në krahun e djathtë të adaptohet Patrik Bardhi, por duke mos qenë pozicioni i tij ideal sigurisht që do të haste vështirësi, megjithëse gjatë këtyre ndeshjeve është munduar të bëjë më të mirën e tij.

Tashmë ka ardhur Hadroj dhe mbetet për t’u parë se kur do të nisë të luajë 90 minuta ngaqë ka një periudhë pa ndeshje dhe si rrjedhojë i duhet të kapë formën e tij më të mirë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments