Giovani Colella ka analizuar Partizanin e këtij edicioni. Trajneri i të kuqve, i ftuar në emisionin Skaner analizoi shkurtimisht ekipin e tij për të cilin theksoi se pret me shumë. Në një panel me ish lojtare, trajnerë dhe gazetarë, ai tregoi se mund të ketë surpriza në pankinë. Në fjalën e tij, trajneri i kuq tha:

“Ambjentimi? Pas kësaj faze të parë i kam njohur të gjithë ekipet, dhe edi se çfarë ndodh në të gjitha skuadrat. E rëndësishme është të vlerësosh ku je dhe të njohësh ekipet e tjera.

Pozicioni? Vendi i parë na ndihmon të jemi të kënaqur por duhet të vijojmë të punojmë më tepër.

Ekipi? Nuk është ky Partizani i duhur, ekipi ka shumë për të përmirësuar. Mendoj që për ekipin, që duhet të rritet shumë dhe të punojë akoma, pasi kanë shumë për të dhënë.

Trajneri? Trajneri është i pari që mban përgjegjësinë dhe merr valixhet kur dështon. Unë në mënyrën se si jam gatuar preferoj që të marr përsipër të gjitha përgjegjësitë.

Mentaliteti? Unë po përpiqem që t’i jap një lloj mentaliteti skuadrës. Por ndodh që kur ne e përgatisim atë që duam, rezultati është i rëndësishëm por jo sepse nuk e duam. Një ekip që e ka obligim për të fituar, loja është e rëndësishme për të. Pikët do të vijnë gjithmonë në qoftë se është loja, pasi duhet të kesh një vijimësi të mirë.

Loja? Ndeshja me Kastriotin dhe Erzenin, krijuam lojën por na munguan pikët. Është rruga e duhur për të fituar ndeshje. Unë përgatis ekipin që të luaj mirë, pasi unë veç se përgatitemi për të fituar detyra është që të jemi ekip që bejmë lojë të mirë.

Forma? Sigurisht që jam më i qartë tani, bëhet fjalë për ekipin tim, por unë normal në krahasim me disa javë më parë jam më i ambjentuar. Kur një trajner që beson te titulli, punon dhe beson si mund të mos jem optimist.

Merkato? Është pytje e parakohshme. Unë e thash që kam më tepër besim se kohë më para. Por një gjë është e qartë, që në fillimin e sezonit kemi pasur mundësi të marrim shumë lojtarë, por me klubin kemi vendosur që mos të afrojmë lojtarë për t’i pasur. Ndaj nuk është diçka që na shqetëson, por me drejtorin do të shikojmë në qoftë se do të ketë lojtarë mbi parametrat e duhur. Unë duhet të shikoj këto që kam dhe të vlersoj siç duhet, por mos u habisni që mund të ketë ndonjë surprizë në pankinë.”