HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Conference League', ja kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë

‘Conference League’, ja kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë

Conference League cakton vazot për raundin e parë të evenimentit që do të startojë pas pak javësh dhe që do të kulmojë me finalen e Tiranës në muajin Maj të vitit të ardhshëm. 3 skuadrat shqiptare pjesëmarrëse janë vendosur në vazot respektive në bazë të pikëve që kanë grumbullur në klasifikimin e UEFA-s.

Kështu, Laci dhe Partizani, për shkak të pjesëmarrjes së vazhdueshme në kupat europiane gjatë sezoneve të fundit numërojnë nga 4 mijë pikë dhe si pasojë javë klasifikuar në mesin e skuadrave më të forta të këtij raundi, duke evituar në letër përballje të vështira.

Të kuqte dhe kurbinasit ndodhen bashkë në një vazo me ekipe si Spartak Trnava apo Maribor e Slask apo Domzale, kundërshtarë që rrezikon t’i peshkojë Vllaznia. Shkodranët janë vendosur në vazon e dytë me skuadra më të dobëra në letër pasi kanë grumbulluar vetëm 1450 pikë.

Mungesa e Vllaznisë në kompeticionet europiane për shumë vite rresht, i ka dobësuar pozitat e shkodranëve. Shorti i fazës së parë të Conference League do të hidhet në datën 15 Qershor ne Nyon të Zvicrës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments