Këto ditë ishin shumë të hidhura për tifozët vlonjatë, të cilët panë skuadrën e tyre të binte në Kategorinë e Dytë. Flamurtari humbi me penallti përballë Tërbunit, duke shkuar kështu drejt fundit të saj.

I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, gazetari i njohur Ylli Agaa deklaroi se Flamurtari duhet të ndjekë të njëjtën mënyrën si Luftëtari, ku të shpallë falimentin dhe më pas të ringrihet pa mbartur borxhet. Gjithashtu Ylli Aga shprehu keqardhjen për mos reagimin e legjendës Sokol Kushta, i cili është anëtar në këshillin bashkiak të Vlorës.

“Flamurtari duhet të ndjek rrugën e Luftëtarit që të falimentoj, të krijoj një ekip të ri, të pastrohet nga të gjitha borxhet dhe më pas të “rilindi”. Klubi është kthyer si agjensi turistike që merr e vish fanellën e Flamurtarit, ku më para e mbanin emra legjendare të futbollit shqiptar.

Vetëm për administrim nuk mund të flitet këtu. Unë e kam punën me një emër dhe legjendë si Sokol Kushta, anëtar i këshillit bashkiak dhe që nuk e kam dëgjuar kurrë që të flas një fjalë për rrënimin e këtij Flamurtari”- u shpreh Ylli Aga. /Sport Ekspres/