Shqipëria u mposht ditën e sotme në miqësoren ndaj Çekisë me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë bën disa gabime në mbrojtje që sollën edhe golat e pësuar, ndërsa goli i vetëm i shënuar nga Shqipëria ishte me Cikalleshin që shënoi nga jashtë zone. Në fund të ndeshjes për mediat, sulmuesi u shpreh:

Goli dhe 11 në total? “Unë jam në fushë sa herë më kërkon trajneri dhe bëj më të mirën time brenda dhe jashtë fushës. I lumtur që shënova, por do të isha më I lumtur po të fitonim. Nuk kam menduar asnjëherë për veten time në Kombëtare, por gjithmonë për skuadrën dhe tifozët.

Duke I parë të dy ndeshjet, rezultati është I rëndësishëm pasi duhet të fitojmë. Trajneri ka pasur disa gjëra në mendjen e tij dhe tani është I qartë si do të luajmë në shtator. Krijuam më shumë raste në këtë ndeshje, por sot shënuam edhe gol, goditëm edhe shtyllën. Nuk dua të flas për golin e 3-të që ishe faull për ne.

Dua ta rikthesoj që edhe ata skeptikët që thonë që nuk bën sulmi, dua të them që ne duhet të jemi bashkë dhe jo të krijojnë disbalancë në skuadër. Nuk ka ekip në botë që luajnë të ndarë, nuk jemi Anglia, nuk kemi Ramos apo Ronaldon në ekip. Ne do të punojmë më shumë, kush do të na shikoj mirë e falenderojmë, kush jo prap e falenderojmë.

Si Kallaku apo Çekiçi, të dy bën mirë dhe janë rritur shumë. Duhet të punojnë shumë që kjo të jetë fillimi. Ndihem shumë mirë e dua të falederoj Kallakun që më dha topin te goli pasi shënova golin”./newsport/